Maliqi ironizon më Osmanin: Shumë gjatë i ra presidentja për me thanë se zgjedhjet janë më 28 dhjetor
Politologu Agon Maliqi ka ironizuar me konferencën e djeshme të presidentes Vjosa Osmani.
Ai ka bërë me dije se veprimi i saj për të nominuar Glauk Konjufcën ishte në shërbim të agjendës së liderit të VV-së, Albin Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se e para e vendit i ka rënë gjatë për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja, përcjell Periskopi.
“Shumë gjatë i ra presidentja për me thanë se zgjedhjet janë me 28 dhjetor”, ka shkruar ai.



