Maliqi: Rohde paska folë tu mendu që po i drejtohet një shoqnie të interesume me u integru në Evropë
Analisti Agon Maliqi ka reaguar pas disa deklaratave të ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Rohde tha ndër të tjera, se më mirë do të ishte të zgjidhet problemi me trafik në Vushtrri, se ndërtimi i urave në veri. Këto të fundit, tha se janë farë për tensione.
Rohde: Më mirë të zgjidhej trafiku në hyrje të Vushtrrisë, sesa të ndërtohen dy ura në Ibër
E Maliqi ka theksuar se këto deklarata, Rohde i ka bërë duke menduar se po i drejtohet një shoqërie të interesuar për integrim në Evropë.
“Ky Rohde po vazhdojka me qenë optimist. Paska folë prap tu mendu që po i drejtohet nji shoqnie të interesume me u integru në Evropë”, ka shkruar Maliqi.
Postimi i plotë:



