Maliqi thotë se Kosova dhe Ballkani ende larg standardeve të BE, fajëson Qeverinë Kurti

Maliqi thotë se Kosova dhe Ballkani ende larg standardeve të BE, fajëson Qeverinë Kurti

Analisti politik, Agon Maliqi ka reaguar për nivelin e zhvillimit në Kosovë dhe në vendet e tjera të Ballkanit, duke theksuar se rajoni mbetet shumë larg standardeve të jetesës në Bashkimin Evropian.

Maliqi në Facebook ka thënë se ekonomikisht asnjë vend i Ballkanit nuk e arrin as gjysmën e mesatares së BE-së, edhe pse disa shtete kanë shënuar përafrim të lehtë, raporton Periskopi.

Ai tutje ka thënë se Kosova renditet e fundit, duke arritur vetëm 25% të mesatares së BE-së, dhe se ky nivel ka stagnuar për më shumë se një dekadë, pa asnjë afrim real me vendet evropiane.

E për këtë fajëson qeverisjen Kurti, duke thënë se vendi po humb në fusha që duhet të ishin prioritare.

Shpërndaje në: