Malishevë: Gruaja largohet nga shtëpia pasi e rrahu burri, policia e gjen në rrugë në mesnatë

Malishevë: Gruaja largohet nga shtëpia pasi e rrahu burri, policia e gjen në rrugë në mesnatë

Policia e Kosovës ka gjetur një grua në rrugë rreth orës 00:10 në komunën e Malishevës, pasi e njejta kishte treguar se është rrahur nga burri dhe është larguar nga shtëpia.

Viktima është dërguar në QKM për tretman mjekësor.

Njoftimi:

Malishevë 29.04.2024-22:00.Më datë 01.05.2024 rreth orës 00:10 nga njësia policore është hasur viktima femër e cila ka njoftuar se është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Pasi që viktima kishte lëndime është dërguar te mjeku i QKMF dhe më pas me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore. Lidhur me rastin, deri me tani nuk është arritur që të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

 

 

Shpërndaje në: