Mallorca publikon foto të Muriqit: I lamë të gjitha në fushë

Mallorca publikon foto të Muriqit: I lamë të gjitha në fushë

Mallorca nuk ia doli mbrëmë të fitonte Kupën e Mbretit.

Ekipi i Vedat Muriqit u mposht pas penalltive nga Athletic Bilbao në finale.

Sulmuesi kosovar realizoi penalltinë e parë, por dy bashkëlojtarët e tij në vazhdim dështuan të shënonin.

E gjatë ndeshjes, Muriqi u përgjak në kokë dhe u desh ta fashonte dhe ta vazhdonte lojën ashtu.

Mallorca publikoi një foto të tij dhe shkroi: I lamë të gjitha në fushë.

Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 1:1, teksa Muriqi i fitoi pothuajse të gjitha duelet në ajër.

Shpërndaje në: