Man City mposht edhe Chelsean dhe gati sa nuk konfirmohet si kampion i këtij sezoni

Man City mposht edhe Chelsean dhe gati sa nuk konfirmohet si kampion i këtij sezoni

Man City e ka mposhtur Chelsean, për ta vendosur veten në pozitë brilante në luftën për titull, me 13 pikë më shumë se përcjellësi më i afërt.

Manchester City ka marrë tri pikë të arta në derbin e xhiros së 22 në Premierligë, duke e mundur 1-0 në shtëpi Chelsean, rivalin për titull.

Golin e fitores në këtë takim që nuk prodhoi shumë raste shënimi, e realizoi në minutën e 70-të mesfushori, Kevin de Bruyne.

Ai realizoi gol të bukur nga distanca duke mos i dhënë mundesi Kepas.

Kjo fitore vetëm sa e konfirmon Cityn si pretendentin kryesor për titull.

City tani ka shkuar në kuotën e 56 pikëve, 13 më shumë se ndjekësi, Chelsea, duke vazhduar kështu sigurt drejt titullit të radhës në Angli.

Shpërndaje në: