Man City vihet pas Sergi Roberto

Man City vihet pas Sergi Roberto

Mbrojtësi spanjoll, Sergi Roberto, ka tërhequr vëmendjen e Manchester City.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Manchester City po monitorojnë situatën e mbrojtësit të krahut dhe mund të nisin një ofertë për të, transmeton Periskopi.

29 vjeçari ka kontratë të vlefshme me skuadrën  Barcelonës deri në vitin 2022.

Katalanët nuk kanë arritur akoma ta bindin lojtarin për një rinovim kontrate, kështu që ai shihet si objektiv i lehtë për ‘Citizens’.

City pritet të bëjnë ofertë qysh në janar, pasi atë kohë ai mund të negociojë para-kontratë me ta. /Periskopi/

Shpërndaje në: