Manipulimi me vota – Bajrami: Kushdo që ka prekur votën duhet të japë përgjegjësi para ligjit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Hykmete Bajrami ka reaguar pas daljes në hap të manipulimeve me votat e kandidatëve për deputetë.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka kërkuar rinumërim të votave në gjithë Kosovën.
Postimi i plotë:
Kërkoj rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën dhe reagim të shpejtë e efikas nga institucionet e drejtësisë.
Kushdo që ka prekur votën duhet të japë përgjegjësi para ligjit dhe para qytetarëve. /Periskopi/
Vjedhja e votave, anëtari i PDK-së në KQZ propozon që procesi zgjedhor të kthehet në elektronik



