Manxhuka e RTK-ja ”shesin” dy herë të njëjtin lajm, për të njëjtën pronë, me dy vëllezër, në veri
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka së bashku me Radio Televizionin e Kosovës (RTK), kanë propaganduar dukee ‘shitur’ dy herë të njëjtën lajm, për kthimin e një familje pas 30 vitesh në pronën e tyre në pjesën veriore të Mitrovicës që ishte uzurpuar prej vitit 1995.
Manxhuka ka publikuar në Facebook të njëjtën temë më 17 korrik dhe sot më 25 korrik, të njëjtn lajm me dy persona të ndryshëm – por, vëllezër – për kthimin e një prone.
Lajmin e mirë të familjes Ondashi – për të cilën vëllezërit Ondashi falënderojnë eksluzivisht nënën e tyre “që ishte kategorike, që s’u dorëzua për 30 vjet, nëpër gjykata e gjykata” – e shfrytëzon Manuxhka për propagandë partiake./Periskopi/






