Manxhukës së VV’së i del punë me protesten e sotme, e komenton edhe intervistën e Thaçit: Ishte i butë ndaj Speciales

Manxhukës së VV’së i del punë me protesten e sotme, e komenton edhe intervistën e Thaçit: Ishte i butë ndaj Speciales

Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, për protestën e sotme të OVL’së së UÇK’së ka thënë se është dhjetë vjet e vonuar.

“1. Protesta është dhjetë vjet e vonuar. Është dashur që në verën e vitit 2015 të kundërshtohet pushteti i atëhershëm.”

Ai ka thënë se nuk mund të ndryshohet historia e Kosovës dhe lufta çlirimtare dhe as historiku i themelimit të Gjykatës Speciale.

“3. Kosova ka nevojë për gjykata normale që dalin pas vettingut dhe për kryeprokuror të ri e jo për gjykata speciale jotransparente të cilat janë jashtë praktikave ndërkombëtare.”

Ai ka përmendur se për më pak se pesë vjet Qeveria ka paguar mbi 33 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë.

Manxhuka ka thënë se Thaçi ishte i butë me Specialen në intervistën e tij të fundit.

“5. ⁠Në intervistën e tij nga Haga para një jave, ish presidenti dhe ish kryeministri Thaçi ishte tepër i butë me Gjykatën Speciale. Protestat nuk mund ta zëvendësojnë a kompenzojnë mungesën e qëndrimit të tij.”

“6. ⁠Fatkeqësisht, në vitin e pestë që po mbahen në paraburgim ish drejtues të UÇK-së, është e qartë që partia kryesore opozitare çështjen e tyre e ka përdorur shumë më tepër kundër qeverisë Kurti sesa për lirimin e të akuzuarve”, ka thënë ai në fund./Periskopi/

Shpërndaje në: