Marevci publikon video nga nënkalimi në Ferizaj: Kolona nuk ka, le të flasim me argumente, jo me inate

Marevci publikon video nga nënkalimi në Ferizaj: Kolona nuk ka, le të flasim me argumente, jo me inate

Selim Marevci, shefi i kabinetit të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut, ka publikuar një video  të nënkalimit i cili është përuruar gjatë këtij muaji.

Marevci në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se faktet janë gjithmonë kokëforta, raporton Periskopi.

Ai ka treguar se nuk ka asnjë kolonë tek nënkalim dhe tek në një  pjesë e rrugës e cila të dërgon tek Village.

“Kolona nuk ka në nënkalim, por vetëm në një pjesë të rrugës që të çon te ‘Village’. Segmentet tjera janë komplet të lira”, ka shkruar ai.

Ai ka thumbuar opozitën në këtë qytet duke thënë “Le të flasim me argumente, jo me inate. Punët flasin vetë”.

Marevci iu ka uruar mirëserdhje mërgimtarëve.

“Pushime të këndëshme bashkatdhetarë!”, ka përfunduar ai./Periskopi

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: