Marina tregon një fakt interesant rreth Getit (Foto)
Prezantuesja e njohur foli rreth karrierës e jetës private ku zbuloi shumë të pathëna, shkruan lajmi.net
Ajo ndër të tjerash foli edhe për mjekrën e Getit të cilën ai tash e një kohë po e mban të gjatë. Në emisionin në fjalë Marina u pyet nga disa femra se si ia bën kur e puth bashkëshortin me mjekërr.
‘’ Ma bëjnë shpesh këtë pyetje, por po them të vërtetën. Nuk më shqetëson fare mjekra e Getit. Në ka një gjë që më acaron te mjekra e Getit është që ai ka më shumë produkte për ta mirëmbajtur atë sesa kam unë për makeup-in. Vaj, shampon, balsam…”, ka treguar ajo.





