Mark Clattenburg thotë se gjyqtaret gra duhet të zgjedhin, ‘shtatëzaninë apo futbollin’

Mark Clattenburg thotë se gjyqtaret gra duhet të zgjedhin, ‘shtatëzaninë apo futbollin’

Në një prononcim bizar në ‘talkSPORT’, Mark Clattenburg tha se gjyqtaret gra duhet të zgjedhin mes krijimit të familjes apo punës në futbollin e burrave.

Ish-gjyqtari i Premier Leagues u intervistua këtë mëngjes nga Alan Brazil, Ally McCoist dhe lojtari i ragbit anglez, Joe Marler.

Gjatë diskutimit, Marler përmendi Sara Cox, e cila u bë gjyqtarja e parë grua që referoi në Premiershipin e ragbit më herët këtë muaj, transmeton Periskopi.

Ai pyeti Clattenburgun nëse ai mendon se mund të ketë një gjyqtare grua në Premier League.

”Ne gjithmonë kemi pasur një asistente gjyqtare në Premier League. Sian Messey, tash kemi një gjyqtare grua në Ligën e Futbollit, Rebecca Welsh,” u përgjigj Clattenburg.

”Kështu që gratë kanë filluar të zhvillohen në lojën e burrave. Nëse shikoni UEFA-n, një grua franceze referoi finalen e Super Kupës. Kështu që, UEFA po merr çdo herë e më shumë gra.

”Problemi me gratë është, dhe sidomos në referim, kanë një rrugë të vështirë ku, nëse mbesin shtatëzënë gjatë karrierës si gjyqtare, mund t’i parandalojë në rrugën e gjatë.

”Ato duhet të bëjnë zgjedhjen – a duan të jenë shtatëzënë dhe të kenë fëmijë, ose nëse duan të bëhen gjyqtare.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: