Maroku kryen detyrën me sukses ndaj Belgjikës
![Maroku kryen detyrën me sukses ndaj Belgjikës](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2022/11/1-100-600x360-1-500x300.jpg)
Maroku ka regjistruar fitore në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Marokienët shënuan fitore ndaj Belgjikës në ndeshjen e dytë të Grupit F, kundër Belgjikës.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Al Thumama” përfundoi me rezultatin 0:2.
Abdelhamid Sabiri (73’) dhe Zakaria Aboukhlal (90+3’) shënuan në fitoren e Marokut.
Maroku tani ka 4 pikë dhe është lider në grup, me një pikë më shumë se Belgjika që është e dyta.
Kroacia është e treta me 1 pikë, kurse Kanada e fundit dhe pa pikë.