Marshi “Drejtësi jo politikë”, Ahmeti: Lufta jonë ka qenë e pastër si loti

Marshi “Drejtësi jo politikë”, Ahmeti: Lufta jonë ka qenë e pastër si loti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, mori pjesë sot në marshin e organizuar me  moton “Drejtësi, jo politikë”.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se lufta për liri dhe pavarësi ka qenë e pastër si loti, duke pasur vetëm një ideal – atë të çlirimit të vendit nga okupatori serb.

“Lufta jonë për liri dhe pavarësi ka qenë e pastër si loti dhe ka pasur vetëm një ideal, çlirimin e vendit nga okupatori serb.Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe tjerët edhe njëherë do ta dëshmojnë pastërtinë e luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar ai, raporton Periskopi.

Për krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, Ahmeti shtoi se ata do ta dëshmojnë edhe njëherë pastërtinë e luftës çlirimtare.

“Besojmë thellësisht në pafajësinë e bashkëluftëtarëve tanë që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Urojmë që ky proces të përfundojë sa më shpejtë dhe në fund të triumfojë drejtësia,” ka shkruar Ahmeti./Periskopi

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: