Masat e reja anti-COVID, Asociacioni i Komunave sërish përjashtohet nga takimi i komitetit ndërministror

Masat e reja anti-COVID, Asociacioni i Komunave sërish përjashtohet nga takimi i komitetit ndërministror

Nesër do të mbahet mbledhja e komitetit ndërministror, ku do të diskutohet në lidhje me masat e reja antiCOVID.

Por në këtë komitet nuk do të jenë të pranishëm Asociacioni i Komunave të Kosovës, pasi, sipas kryetarit të këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi, nuk kanë pranuar ndonjë ftesë nga ky komitet për të marrë pjesë në këtë mbledhje.

Sipas Ibrahimit, AKK-ja vazhdon të jetë e përjashtuar nga ky komitet dhe se bashkëpunimi me qeverinë është minimal.

“Ne nuk kemi pranuar ndonjë ftesë nga komiteti për të marrë pjesë në mbledhjen e nesërme, dhe vazhdojmë të jemi të përjashtuar nga ky komitet”, tha Ibrahimi për Klankosova.tv

“Bashkëpunimi me nivelin qendror është nën zero”, vazhdoi ai.

 

Shpërndaje në: