Mashtrime në provimet e turizmit dhe hotelerisë, dënohet me një vit burg ish-bashkëlojtari i Shaqirit
Ish-lojtari i Premier League, Ramadan Sobhi, është dënuar me një vit burg dhe punë të detyruar pas shpalljes fajtor për mashtrim në provime në Egjipt.
Gjatë procesit në Giza u zbulua se Sobhi kishte paguar një person tjetër për të kryer provimet në fushën e turizmit dhe hotelerisë në vend të tij. Sipas raportimeve të De Telegraaf, gjyqtari e dënoi atë dhe një tjetër të dyshuar me 12 muaj burg dhe detyrim pune.
Avokati i Sobhi-t pritet të apelojë vendimin, ndërsa ish-mesfushori përballet edhe me bllokim katërvjeçar nga futbolli pas dështimit në një test antidoping në vitin 2024, vendim i konfirmuar nga Court of Arbitration for Sport në nëntor.
Sobhi, 28 vjeç, i cili ka luajtur për Stoke City dhe Huddersfield, kishte shënuar tre gola në 46 paraqitje me Stoke-in, para se Terriers të paguanin 5.7 milionë funte për të në vitin 2018. Më pas, mesfushori u rikthye te Al Ahly në Egjipt dhe sezonin e kaluar fitoi African Champions League me Pyramids FC.
Egjiptiani, gjatë kohës te Stoke City kishte qenë bashkëlojtarin me Xherdan Shaqirin.
Sobhi, i cili ka luajtur gjithsej 37 ndeshje për përfaqësuesen e Egjiptit dhe ka shënuar dy gola, ka pasur një karrierë të ndërlikuar në Angli, duke mos arritur të lërë gjurmë të mëdha te Terriers./Periskopi/



