Matoshi: Mandatimi i Kurtit nga Osmani është një gabim fatal, ajo vet ka me shku te shpia
Gjatë javës së kaluar, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mandatuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re, duke i dhënë atij një mundësi për të qenë në krye të ekzekutivit.
Ky vendim erdhi pasi VV doli partia më e votuar në zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.
Mirëpo, analisti politik Halil Matoshi e ka cilësuar këtë veprim të presidentes si një “gabim fatal”, përcjell Periskopi.
“Mandatimi i Kurtit është një gabim fatal i presidentes. Ajo vet ka me shku te shpia,” tha Matoshi, duke lënë të kuptohet se ky vendim mund t’i kushtojë Osmanit politikisht./Gazeta 10/



