Mavijosja në dorën e Trumpit rikthehet në fokus

Mavijosja në dorën e Trumpit rikthehet në fokus

Fotografitë e dorës së djathtë të presidentit amerikan, Donald Trump, në të cilat shihet një mavijosje, kanë nxitur sërish spekulime mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Të hënën, gjatë një takimi në Zyrën Ovale me presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, mavijosja ishte dukshëm e pranishme. Më vonë, ndërsa Trump ishte ulur pranë tryezës “Resolute Desk”, ai u pa duke e mbuluar atë me dorën e majtë – pikërisht në vendin ku më herët ishte vërejtur mavijosja.

Fotografi të zmadhuara nga 22 gushti tregojnë se në atë pjesë të dorës ishte përdorur grim.

Shtëpia e Bardhë më 17 korrik kishte njoftuar se Trump ishte diagnostikuar me insuficiencë kronike venoze – një gjendje e zakonshme që prek venat.

Zëdhënësja Karoline Leavitt kishte deklaruar në atë kohë:

“Presidenti Trump është një njeri i popullit, ai takon çdo ditë më shumë amerikanë dhe u shtrëngon duart më shumë se çdo president më parë. Përkushtimi i tij është i padiskutueshëm dhe ai e dëshmon këtë çdo ditë.”

Ndërsa mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Barbabella, në raportin e korrikut theksonte:

“Imazhet e fundit që tregojnë mavijosje në dorën e Trumpit janë në përputhje me një irritim të lehtë të indeve të buta nga shtrëngimi i shpeshtë i duarve.”

Ai gjithashtu sqaroi se Trump është nën një regjim standard me aspirinë për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare./Periskopi/

Shpërndaje në: