Mbappe flet për dramën e verës: Ju thash qysh në korrik se dua të largohem

Mbappe flet për dramën e verës: Ju thash qysh në korrik se dua të largohem

Kylian Mbappe ka dhënë disa komente lidhur me ndodhitë e merkatos së verës, kur ai dështoi të transferohej te Real Madrid.

Lojtari ka konfirmuar edhe një herë se dëshironte largimin nga Parisi, madje për këtë i kishte thënë skuadrës së tij qysh në korrik.

Francezi është shprehur i befasuar me sjelljet e skuadrës së tij, por ka thënë se vazhdon të jetë i lumtur.

„Njerëzit thoshin se unë refuzova gjashtë apo shtatë oferta rinovimi, se unë nuk doja të flisja me Leonardon më, por kjo s’është e vërtetë“, ka thënë Mbappe, transmeton Periskopi.

„Kërkova largimin sepse nga momenti që nuk desha të rinovoja, unë doja që klubi të vendose klauzolë në mënyrë që të mund të gjenin zëvendësues“, shtoi francezi.

Siç qëndron situata tani, Mbapee pritet të jetë i lirë që të largohet nga Parisi në vitin 2022. Shumëçka do të varet edhe nga sezoni i PSG. /Periskopi/

Shpërndaje në: