Mbappe – Real Madrid, marrëveshja drejt finalizimit

Mbappe – Real Madrid, marrëveshja drejt finalizimit

Kylian Mbappe është gjithnjë e më afër transferimit në Real Madrid.

Ylli francez i ka avancuar bisedimet me “Los Blancos”, derisa lojtari po e shfaq një formë të jashtëzakonshme me Paris Saint-Germainin, në sezonin e tij të fundit në “Parkun e Princave”.

Përfaqësuesi francez i ka realizuar 24 gola dhe i ka bërë 5 asistime në 24 ndeshje të Ligue 1 në këtë sezon deri tash me një mesatare prej një goli për ndeshje, shkruan “Gazeta Express”.

Në total, ish-futbollisti i Monacos i ka shënuar 38 gola në 27 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano raporton se Mbappe po i zhvillon negociatat finale të kontratës para se ta nënshkruajë atë me madrilenët.

Përfshirë të drejtat e imazhit, rrogën dhe paratë e transferit, pritet që Mbappe t’i marrë nga 100 milionë euro si pako për pesë vjet.

Shpërndaje në: