Mbappe tek Real Madrid, Brahim Diaz mund të transferohet tek gjiganti anglez

Mbappe tek Real Madrid, Brahim Diaz mund të transferohet tek gjiganti anglez

Sipas HITC, Manchester United ka shfaqur interes për nënshkrimin e sulmuesit të Real Madridit, Brahim Diaz në verë.

Me Kylian Mbappe që i bashkohet klubit përpara sezonit të ardhshëm, Los Blancos mund të joshet të lirojë një nga lojtarët e tyre sulmues.

Megjithatë, përfaqësuesit e Diaz kanë përmendur më herët se ai dëshiron të vazhdojë në ‘Santiago Bernabe’ dhe nuk po mendon për një largim të mundshëm nga ‘Los Blancos’,

Diaz kishte një aventurë të shkëlqyeshme tek skuadra e Milan, kurse po dhuron paraqitje shumë pozitive edhe gjatë këtij edicioni tek Real Madrid.

Shpërndaje në: