Mbështetësi i VV, Uk Lushi përkrah masat ekonomike të propozuara nga kryetari i PDK-së

Mbështetësi i VV, Uk Lushi përkrah masat ekonomike të propozuara nga kryetari i PDK-së

Ish-luftëtari i batalionit “Atlantiku” të UÇK-së, njëkohësisht përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, Uk Lushi i ka përkrahur haptas 5 propozimet e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi për përballje me krizën ekonomike që u prezantuan sot.

Në një postim në Facebook, Lushi ka thënë votuesit do të ndërrojnë mendim, kur ta kuptojnë se kush është populist, duke aluduar në kryeministrin Albin Kurti.

“Pajtohem me 4 propozimet e para të PDK-së.

Investimet në pensione nuk duhet të preken sepse kostoja është më e madhe se sa të merret hua. PDK e ka më mirë me këto propozime se sa VV që shpërndan paratë e taksapaguesve si vitra. Kësi idesh dhe prezantimesh duhen nga opozita. Votuesit do të lëvizin kur e shohin kush din e kush është veç populist”, ka shkruar Lushi.

Shpërndaje në: