Mbi 1 mijë raste aktive me COVID në Kosovë: Përsëri s’hiqet ora policore

Mbi 1 mijë raste aktive me COVID në Kosovë: Përsëri s’hiqet ora policore

Në Kosovë rënia e numrit të rasteve të reja me koronavirus ka ndikur që në vend të bien ndjeshëm edhe rastet aktive.

Pavarësisht kësaj, Kosova po vazhdon të jetë nën regjimin e orës policore, e cila vlen nga ora 10:00 e mbrëmjes, deri në 05:00 të mënjesit.

Aktualisht, sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Kosovë janë veç edhe 1 mijë e 51 raste aktive me COVID-19.

Numri i qytetarëve kosovarë të imunizuar me të dy dozat e vaksinësështë 641 mijë e 772 persona.

Ndërkaq, në total janë administruar 1 milion e 468 mijë e 152 doza të vaksinës.

Shpërndaje në: