Mbi 1600 gjoba trafiku brenda javës në Ferizaj

Mbi 1600 gjoba trafiku brenda javës në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Gjatë javës së kaluar, nga data 07-13.07.2025, janë shqiptuar 1,681 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat:

– 22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona

– 18 aksidente me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut./Periskopi/

Shpërndaje në: