Mbi 300 polic në operacionin e Prokurorisë së Prizrenit goditen ish drejtuesit e Byros së sigurimeve

Mbi 300 polic në operacionin e  Prokurorisë së Prizrenit goditen ish drejtuesit e Byros së sigurimeve

Pronat e ish-drejtuesve të Byros Kosovare të Sigurimeve (BKS) janë cak i një bastisjeje masive që ka nisur në orët e hershme të mëngjesit. Bastisjet, të udhëhequra nga Prokuroria e Prizrenit, kanë për objekt pronat e ish-drejtorit të BKS-së, Sami Mazreku, si dhe të paktën një ish-zyrtari tjetër të kësaj byroje.

Dyshimet e këtij operacioni lidhen me manipulime të mundshme në kompensimin e dëmeve.

Në operacion janë angazhuar mbi 300 policë nga njësitë për krime ekonomike dhe financiare, ndërsa aksioni po zhvillohet në rajonet e Prizrenit, Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës, Drenasit, Pejës dhe Obiliqit, Pejës, Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Podujevës, Dragashit e Ferizaj, raporton Kallxo.com, transmeton Periskopi.

 

Prokuroria e Prizrenit me aksion të madh në gjithë Kosovën, Kryeziu: Target i kemi më shumë se 40 persona

Shpërndaje në: