Mbi 600 raste të reja me kancer të gjirit gjatë vitit 2024, shtatë prej tyre burra

Mbi 600 raste të reja me kancer të gjirit gjatë vitit 2024, shtatë prej tyre burra

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e fundit për shëndetësinë, sipas të cilave gjatë vitit 2024 është shënuar rënie e rasteve të reja me sëmundje malinje dhe beninje krahasuar me vitin paraprak.

Sipas ASK-së, numri i rasteve të reja të evidentuara ka rënë me 12,5%. Sipas ASK-së nga 4 mijë e 165 raste në vitin 2023, ky numër ka rënë në 3 mijë e 644 raste në vitin 2024.

Ndërkaq sipas të dhënave të ASK-së me kancer të gjirit gjatë vitit 2024 janë diagnostikuar 640 raste të reja. Prej tyre 633 femra dhe dhe 7 meshkuj.

Shpërndaje në: