Mbrëmë nuk iu mblodhën as 300 veta për koncertin në Prishtinë, Unikkatil paralajmëron “me e kallë” Prizrenin sonte

Mbrëmë nuk iu mblodhën as 300 veta për koncertin në Prishtinë, Unikkatil paralajmëron “me e kallë” Prizrenin sonte

Mbrëmë Unikkatil kishte paraparë të mbante koncert në Prishtinë, mirëpo jo gjithçka shkoi ashtu siç duhet për artistin.

Interesimi i vogël i njerëzve për koncertin e tij, bëri që ai të mos ngjitej fare në skenë, duke bërë që të anulohej.

Por, krahas këtij dështimi të mbrëmshëm, Unikkatil ka vendosur që të provojë të “ndez” atmosferën sonte në Prizren.

Përmes një postimi të bërë në Instagram, reperi ka shkruar se do ta “kallë” sonte.

Theksojmë se Klan Arena, çaste më parë sqaroi se nuk ka qenë organizatore e këtij eventi, por vetëm ofruese hapësire për palën e tretë. Dhe në këtë cilësi i siguron pjesëmarrësit se do të angazhohet që të gjithë të pranishmit në eventin e djeshëm, të cilët kanë blerë bileta përmes platformës së saj dhe pikave të Artmotion, të rimbursohen.

Shpërndaje në: