Mbrojtja e Thaçit: Deri në fund të nëntorit synojmë të përfundojmë me dëshmitarët

Mbrojtja e Thaçit: Deri në fund të nëntorit synojmë të përfundojmë me dëshmitarët

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, mbrojtja e Hashim Thaçit, e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq, ka thënë se me dëshmitarët e tyre synojnë që të përfundojnë këtë proces deri në fund të nëntorit.

Veç kësaj, ai kërkoi kohë shtesë për ta mbyllur në tërësi çështjen e tyre, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Ne, propozojmë këtë që deri në fund të nëntorit do të përfundojmë të gjitha dëshmitë. Pastaj, të na u jepet pak kohë më mbrapa sikur edhe Prokurorisë mbase kemi ndonjë mocion që duhet dorëzuar, ose kemi prova jogojore sidomos për dokumente që nuk do të dorëzohen përmes dëshmitarëve dhe ne të mbyllim çështjen sikur Prokuroria”, Mishetiq.

Mbrojtja e Kransiqit e përfaqësuar nga Aiden Ellis tha se për provat e tyre do iu duhet vetëm një javë pa i llogaritur kundërpyetjet.

Ai tha se është e vështirë të thuhet se kur do të përfundojnë ata me provat e tyre pasi paraqitja e tyre varet se kur do të përfundojë mbrojtja e Thaçit.

Mishetiq tha se fakti që përmendi dhjetorin si afat për mbylljen e çështjes së tyre, kishte të bënte që dëshmitarët mund të mos jenë të disponueshëm njëri pas tjetrit.

Mishetiq tha se mund të përfundojnë edhe në fund të tetorit, por dëshiron që t’iu jepet fleksibikiteti që ta kenë edhe nëntorin në dispozicion në rast që janë keq me datat.

Idealisht ne duam të përfundojmë brenda bllokut të parë që është tre javë e që është brenda tetorit, pro ju keni të drejtë”, tha Mishetiq.

Rodeny Dixon i cili përfaqëson Kadri Veselin dhe Geoffre yRoberts që përfaqëson Rexhep Selimin, njoftoi se për disa dëshmitarë të ekipeve tjera do të kenë pyetje por jo shumë të gjata.

Kujtojmë se mbrojtja e Veselit dhe Selimit kanë hequr dorë nga e drejta e tyre për të paraqitur prova në këtë rast.

Ndryshe, një pjesë e seancës kaloi në sesion privat për publikun me arsyetimin se do të flitet për informacione konfidenciale./Periskopi/

Shpërndaje në: