Mbyllen dy ndeshjet e Superligës: Ballkani barazon në minutat e fundit, Llapi mposhtet nga Gjilani
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të kësaj jave të 11’të të Superligës së Kosovës, përcjell Periskopi.
Ekipi i Llapit vazhdoi me formën jo të mirë, duke u mposhtur kështu nga Gjilani me rezultat 2:0.
Golat për gjilanasit i shënuan, Hajdari në minutën e 27’të dhe Hila në mintën e 75’të.
Në anën tjetër, në Drenas ndodhi befasia, kjo pasi ekipi i Munishit, një ndër pretendentët kryesor për ta fituar këtë edicion të Superligës, ishte duke u mposhtur nga Nikli tek në minutat e fundit të ndeshjes.
Ishte Kraniqi ai që ia dha një pikë Ballkanit, i cili gjeti rrjetën në minutën e 95’të.
Vlenë të theksohet se Nikli nga minuta e 64’të luajti me një lojtarë më pak. Ishte Bojku ai që u ndëshkua me të kuq. /Periskopi



