Mbyllen dy ndeshjet e Superligës: Dukagjini shokon Dritën, Prishtina me një lojtar më pak nxjerr barazim

Mbyllen dy ndeshjet e Superligës: Dukagjini shokon Dritën, Prishtina me një lojtar më pak nxjerr barazim

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll, të cilat u luajtën në kuadër të javës së shtatë.

Prishtina arriti të nxjerr barazim 1-1 si nikoqir i Ulpianës, me mysafirët që fillimisht kaluan të parët në epërsi përmes një goli të Rrezit në kohën shtesë të pjesës së parë, shkruan Periskopi.

Megjithatë, kryeqytetasit u kundërpërgjigjën në minutën e 54-t përmes Kryezit, para se katër minuta më vonë të mbeteshin me dhjetë lojtarë në fushë pas përjashtimit të Basriut.

Pas këtij barazimi, Ulpiana renditet në pozitën e parafundit me gjashtë pikë, ndërsa Prishtina në të gjashtën me nëntë pikë.

Në takimin tjetër, Dukagjini mposhti 2-1 Dritën, falë golave nga Januzi 49′ dhe Chibueze 87′, teksa golin e vetëm për gjilanasit e realizoi Ajzeraj në minutën e 39-të.

Kujtojmë se prej minutës së 59-të, Dukagjini mbeti me dhjetë lojtarë në fushë pas përjashtimit të Basriut.

Me këto tri pikë, Dukagjini ngjitet në pozitën e tetë me gjashtë pikë, ndërsa Drita mbetet në kuotën e 11 pikëve në vendin e pestë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: