Mbyllen pjesët e para – Drita në epërsi ndaj Dukagjinit, Ulpiana befason Prishtinën në ‘Fadil Vokrri’

Mbyllen pjesët e para – Drita në epërsi ndaj Dukagjinit, Ulpiana befason Prishtinën në ‘Fadil Vokrri’

Janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve të fundit të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë në kryeqytet, mes Prishtinës dhe Ulpianës, është mbyllur me një befasi të këndshme, shkruan Periskopi.

Skuadër më kërkuese ishte ajo e Prishtinës, që krijoi më shumë raste, por edhe Ulpiana tregoi diçka, por Nika ishte në vend, deri kur erdhi minuta e 45′ dhe Rrezi shënoi për 0:1.

Në anën tjetër, në Klinë, një gol i realizuar nga Almir Ajzeraj në minutën e 39’, e bën të duket më interesante ndeshjen mes Dukagjinit dhe Dritës.

Drita pati mundësi të mirë shënimi edhe me Brojën, por Haxhihamza bëri një pritje spektakolare.

Prishtina tani kërkon tri pikët në pjesën e dytë të takimit, kurse Drita synon të ruajë epërsinë në Klinë. /Periskopi/

Shpërndaje në: