Mbyllen pjesët e para nga dy ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës që kanë filluar nga ora 13:00.
Arbëria po luan si nikoqire e Gjilanit, derisa pas 45 minutave lojë rezultati është 0-0, shkruan Periskopi.
Një gol është shënuar në ndeshjen tjetër, atë mes Dritës dhe Feronikelit në Gjilan.
‘Nikli’ ka shënuar në minutën e 40-të për ta mbyllur pjesën e parë me avantazh. /Periskopi.com/



