Mbyllen tri ndeshjet e Superligës: Mërzi në takimin Drita-Prishtina, fitojnë Feronikeli e Llapi

Mbyllen tri ndeshjet e Superligës: Mërzi në takimin Drita-Prishtina, fitojnë Feronikeli e Llapi

Kanë përfunduar tri ndeshjet e Superligës së Kosovës që kanë filluar sot nga ora 15:00, në kuadër të javës së tetë në kampionat.

Derbi i xhiros Drita-Prishtina, njëherit ishte dhe takimi më i mërzitshëm, teksa përfundoi me rezultat 0-0, shkruan Periskopi.

Në përballjen tjetër, Feronikeli mposhti Ulpianën 1-0, me golin e vetëm që e shënoi Leku në minutën e 25-të.

Me të njëjtin rezultat edhe Llapi mposhti Dukagjinin, me golin e veëm që e shënoi Rivera në minutën e dhjetë.

Më poshtë, paraqitja grafike e tabelës pas këtyre tri ndeshjeve. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: