Mbyllet baras ‘Derby della Madonnina – mbetet në shtatë pikë diferenca mes Milan dhe Inter

Mbyllet baras ‘Derby della Madonnina – mbetet në shtatë pikë diferenca mes Milan dhe Inter

Derbi mes Milan dhe Inter është mbyllur pa fitues.

‘Derby della Madonnina’ ka treguar sot një super ndeshje, por jo edhe fitues. Milan dhe Inter kanë luajtur 1:1, shkruan Periskopi.

‘Zikaltrit’ kaluan të parët në epërsi, kur në minutën e 11′ Hakan Calhanoglu u tregua i saktë nga penalltia që u shkaktua nga Kessie.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, De Vrij dërgoi topin në rrjetën e tij, pas një harkimi të Sandro Tonali.

Në pjesën e dytë, Inter ishte skuadër më kërkuese, por rezultati nuk ndryshoi.

Saelemaekers mund të merrte tri pikët për Milan, por fati deshi që topi të qëllonte shtylënn në minutën e 88′, pasi Handanovic veçse ishte i mposhtur.

Me këtë barazim, Milan shkon në kuotën e 32 pikëve, aq sa ka Napoli në pozitën e parë, kurse Inter numëron pikën e 25-të, duke mbetur shtatë pikë prapa ‘Rossoneri’./ Periskopi/

Shpërndaje në: