Mbyllet pa gola pjesa e parë në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe
![Mbyllet pa gola pjesa e parë në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2023/11/9DE4BD98-3698-40C5-83FB-0386071357D6-500x300.png)
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
45 minutat e parë në stadiumin “Air Albania” janë mbyllur baras dhe pa gola.
Sa i përket posedimit me top, pjesa e parë u dominua nga “Kuqezinjtë”, por që nuk ia dolën edhe të shënonin.
Nga kjo pjesë veçohet goditja nga distanca e Nedim Bajramit, por që u prit nga portieri kundërshtar. Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku provouan gjithashtu në minutat shtesë, por që sërish ishte portieri mysafirë që me pritjet e tij e mbajti portën e paprekur.
Gjithsesi, përveç fitores, edhe barazimi e dërgon Kombëtaren shqiptare në Evropian nga pozita e parë e grupit.
Dihet se Shqipëria e siguroi matematikisht kualifikimin në “Euro 2024” xhiron e kaluar.