Mbyllet për qarkullim segmenti Ferizaj–Gjilan në Sojevë

Mbyllet për qarkullim segmenti Ferizaj–Gjilan në Sojevë

Segmenti i rrugës Ferizaj-Gjilan tek fshati Sojevë mbetet i mbyllur për shkak të grumbullimit të ujit, ndërsa të gjitha automjetet udhëzohen të përdorin rrugën alternative, si Ferizaj -Mirosal -Gjilan dhe anasjelltas.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se rrugët e tjera në rajon, përfshirë qytetet Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë kryesisht të kalueshme.

“Rrugët nëpër fshatra janë të kalueshme, megjithatë rekomandohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të sasisë më të madhe të borës dhe kushteve të vështirësuara atmosferike. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës”, tha ndër të tjerash Veseli./Periskopi/

Policia bllokon njërën anë të magjistrales Prishtinë- Ferizaj

Vështirësi kalimi në dy rrugë që çojnë drejt kufirit

Shpërndaje në: