Mbyllet përfundimisht Kuvendi

Mbyllet përfundimisht Kuvendi

Parlamenti shqiptar mbylli sot legjislaturën 4­vjeçare dhe kryetari Ilir Meta bëri falenderimet për të gjithë deputetët duke veçuar dy kryetarët e grupeve të mëdha parlamentare, Gramoz Ruçin dhe Edi Palokën.

Në fjalën e tij të fundit si kryeparlamentari para se të ulet në karrigen e Presidentit të Republikës, Ilir Meta tha se gjatë këtij 4­ vjeçari u miratuan reforma mjaft të rëndësishme duke e nisur nga ajo e Drejtësisë.

“Kur ka vullnet, dialogu politik mund të rikthehet. Mirënjohje për këto 4 vjet dhe miratimin e Reformës në Drejtësi. Më vjen keq që ky parlament nuk gjeti gjuhë ne përbashkët për reformën zgjedhore.

Po ashtu ndiej keqardhje për mungesën e opozitës në Parlament”, tha Meta.

Shpërndaje në: