Mbyllet pjesa e parë: Dukagjini dhe Feronikeli pa gola

Mbyllet pjesa e parë: Dukagjini dhe Feronikeli pa gola

Kanë përfunduar 45 minutat e para në Klinë, në ndeshjen mes Dukagjinit dhe Feronikelit.

Skuadra e Dukagjinit dhe ajo e Feronikelit kanë dështuar të gjejnë rrjetën në pjesën e parë të lojës, shkruan Periskopi.

Asnjëra prej skuadrave nuk pati ndonjë mundësi të pastër shënimi, megjithëse patën tentimet e tyre, me disa që përfunduan mbi portë e disa u pritën.

Tri pikët janë të rëndësishme për të dy skuadrat, prandaj në pjesën e dytë pritet ndeshje më e hapur. /periskopi/

Shpërndaje në: