Mbyllet pjesa e parë në ‘Fadil Vokrri’: Prishtina dhe Dukagjini pa gola

Mbyllet pjesa e parë në ‘Fadil Vokrri’: Prishtina dhe Dukagjini pa gola

Kanë përfunduar 45 minutat e para në ndeshjen Prishtina – Dukagjini.

Ndeshja hapëse e xhiros së 14 në Superligën e Kosovës deri më tani po shkon pa gola, shkruan Periskopi.

Në kryeqytet, skuadra nga Klina ka arritur të mbajë portën e paprekur në 45 minutat e para, me Prishtinën që nën urdhrat e trajnerit të ri nuk ka akoma formulë për golin.

Hoti për Prishtinën dhe Ahmeti për Dukagjinin patën nga një rast për t’u përmendur, por portierët ishin në krye të detyrës.

Për të dyja skuadrat fitorja është shumë e nevojshme, prandaj në pjesën e dytë pritet diçka më shumë. /Periskopi/

Shpërndaje në: