McGregor – Mayweather: Ja kush do të fitojë sipas Ibrahimovicit (Foto)
Zlatan Ibrahimovic i ka bërë lavdërimin më të madh të mundshëm Conor McGregor-it, duke e krahasuar atë me vetvetën e tij.
Sulmuesi suedez njihet që ka shumë vetëbesim në vetvete, ai beson se është i pamposhtur.
Ibra ka disa fjalë për duelin e famshëm mes Mayweather dhe McGregor:
“Ai është Ibrahimovic i arteve marciale… dhe unë jam McGregor i botës së futbollit” ka thën Ibra.

“Në anën tjetër kemi një djalë që ka bërë karrierë prej shumë vitesh dhe ai është Mayweather. Pastaj kemi një djalë tjetër që ka bërë karrierë për një kohë të shkurtër, por ai ka bërë emër të madh. Cdo gjë që ai ka thënë e ka bërë, dhe në këtë rast ju keni një MMA që shkon për tu rrahur boks”
“Unë si një fans i madh i MMA, e shoh këtë luftë.. nuk e di, mund të ndodhë në të dy mënyrat”
“Atë që njerëzit parashikojnë se Mayweather do të fitojë lehtë, nuk e besoj. Conor ka fuqi dhe ai mund të godas në çdo kënd. Ai ka besim në vetvete si unë. Ai është Ibrahimovic i arteve marciale dhe unë jam McGregor i botës së futbollit” përfundoi intervistën Ibrahimovic.



