MD thotë se e shkarkoi Pranvera Ejupin për tejkalim të kompetencave e mos raportim të saktë

MD thotë se e shkarkoi Pranvera Ejupin për tejkalim të kompetencave e mos raportim të saktë

Drejtoresha e divizionit për koordinimin e procesit për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, Pranvera Ejupi, tha për Periskopin se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Mirëpo nga Ministria e Drejtësisë thonë se ajo është shkarkuar.

Genc Nimoni, këshilltar i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ejupi-Hajzeraj është shkarkuar nga detyra për shkak të tejkalimit të kompetencave të saj dhe gjithashtu për mosraportim të saktë.

Ajo ka drejtuar këtë divizion për dy vjet dhe që nga java e ardhshme do ta lërë pozitën.

Themelimi i këtij Divizioni ishte si rrjedhojë e obligimeve që dalin për Ministrinë e Drejtësisë nga neni 7 i Ligjit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave Potencial të Akuzuar në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, që si qëllim ka mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore dhe procedurat e ndërlidhura, për krimet e pretenduara pranë Dhomave të Specializuara.

 

Shpërndaje në: