Më 30 mars votohet për emërimin e anëtarëve të OSHP-së

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë miratuar në lexim të parë formimin e Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Deputetët janë pajtuar që me datë 30 mars të mbahet seanca me vetëm një pikë të rendit të ditës që është emërimi i kryesuesit dhe dy anëtarëve për bordin e OSHP-së.
Plotësimi i Bordit të OSHP-së është njëra nga tetë rekomandimet e propozuara nga BE-ja për liberalizim të vizave.