Me dhunë e këmbën në qafë – dalin pamjet e reja ku pesë policë ngulfatën Agon Zejnullahun
Pamje të reja ka publikuar T7 gjatë arrestimit të Agon Zejnullahut, i cili më pas ndërroi jetë në vendngjarje, raporton Periskopi.
Sipas videos, shihet se pesë zyrtarë policorë kanë ushtruar dhunë jo proporcionale ndaj të ndjerit.
Sipas PK-së, zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin sprej-in policor, sepse siç thotë PK, tashmë viktima ishte jobashkëpunes duke tentuar ikjen. Gjithsesi, policia konfirmon se njësia emergjente kishte kontatuar vdekjen e tij, pasi autoambulanca ishte thirrë në vendngjarje./Periskopi/



