Më pak se 24 orë nga seanca e konstituive: Kurti (s`) duket se i ka numrat – Kush do t`ia votojë kryetarin e Kuvendit?

Më pak se 24 orë nga seanca e konstituive: Kurti (s`) duket se i ka numrat – Kush do t`ia votojë kryetarin e Kuvendit?

Nesër do të mbahet seanca konsituive e Kuvendit, por deri në këto momente Vetëvendojse ende nuk e ka propozuar një kandidatë për kryeparlamentar. Nga VV-ja kanë thënë se ende nuk e kanë një emër dhe kanë konfirmuar se nuk kanë numra të mjaftueshëm– janë dy vota mangu, shkruan Periskopi.

Në anën tjetër janë deklaruar edhe partitë e tjera para konstituim të Kuvendit.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Citaku ka thënë se si parti nuk do ta bllokojnë procesin e konsituimit të Kuvendit, duke theksuar se sipas ligjit pozita e kryeparlamentarit I takon partisë më të madhe, në këtë rast Vetëvendosjes

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhjeme  kryeparlamentarin është i qartë ai i takon grupit më të madh parlamentar, PDK në të kaluaren nuk e ka votuar kandidatin e VV, mirëpo as nuk e ka bllokuar seancen. Ne vendimin për këtë cështje do ta marrim në ditën e hënë. Nuk do ta bllokojmë seancën”, tha Çitaku ditë më parë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha të premtën se “një kryetar i Kuvendit që s’i ka 61 vota për vete, s’duhet të jetë kryetar i Kuvendit në radhë të parë fare”.

“Pra, minimalisht duhet t’i ketë 61 vota, pastaj shihemi për gjëra tjera”, tha ai, pasi u pyet në lidhje me qëndrimin e kësaj partie për votimin e kryetarit të Kuvendit.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se e votojnë kandidatin e partisë së parë për kryetar të Kuvendit.

“Kuptohet, do të bëjmë konsulta të ndërsjella edhe me partitë e tjera opozitare, me PDK-në dhe LDK-në. Por, besoj që konstituimi i Kuvendit është interes i të gjithëve”, tha ai.

Deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga NISMA.

Rashiq: Nuk jam optimist që të martën do të votojmë për Qeverinë e re

Shpërndaje në: