Me pranga në duar, Maduro uron agjentët amerikanë për vitin e ri

Me pranga në duar, Maduro uron agjentët amerikanë për vitin e ri

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro mbërriti të dielën në New York, pasi u kap nga forcat amerikane.

Ai u kap pas një operacioni të zhvilluar në bazën e tij ushtarake në Karakas dhe sulmeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, lideri i Venezuelës shhet në me pranga në duar i shoqëruar nga agjentët amerikanë, në ambientet e DEA-s.

Maduro shihet i qetë dhe nuk ka ngurruar të urojë edhe Vitin e Ri, ndërsa shoqërohej nga agjentët.

Pas muajsh kërcënimesh, presioni dhe përgatitjesh, Shtetet e Bashkuara kryen sulmin. Komandot e Delta Force, duke përdorur inteligjencën nga një “burim” i CIA, gjetën dhe kapën Maduron dhe gruan e tij, Celia Flores, ndërsa forcat amerikane nisën sulme “në shkallë të gjerë” në Venezuelë./Periskopi/

Shpërndaje në: