“Më votë të fshehtë” – Fati politik i Lumir Abdixhikut në dorën e 355 delegatëve të LDK`së
“Është vendosur një standard në LDK, kush humb rëndë në zgjedhje largohet nga drejtimi i partisë” – “Më shumë se dorëheqje nuk kam çfarë të ofrojë më shumë”
Këto dy deklarata publike të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut (njëra e 2021, tjetra e 2026), me 31 janar pritet a do të shkojnë deri në fund, kur në Kuvendin e LDK, 355 delagatët do të vendosin përmes votës së fshehtë nëse Abixhikut do t`i pranohet dorëheqja.
Në rast se delegatët përmes votës së tyre të fshehtë ‘nuk pranojnë’ dorëheqjen e tij, atëherë Abdixhiku do ta çoi deri në fund mandatin e tij edhe për dy vjet në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila në zgjedhjet e 28 dhjetorit doli vetëm 13.57 përqind.
Kuvendi ku do të vendoset fati politik i Lumir Abdixhikut është caktuar të mbahet me 31 janar, pas një mbledhje të gjatë që u mbajt dje (e hënë) nga Kryesisa e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Abdixhiku nuk ka folur pas mbledhjes së Kryesisë, por detaje ka dhënë zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, duke konfirmuar 31 janarin si datë kur do të mbahet Kuvendi i këtij subjekti politik.
Përpara se delegatët të vendosin me votën e fshehtë, figura me peshë në LDK, i kanë kërkura dorëheqjen Abdixhikut, pa pasur nevojë që për këtë të konfirmohet edhe një herë në Kuvendin e kësaj partie politike.
Dërgimin në Kuvend të LDK, për aprovimin apo jo të dorëheqjes së Abdixhikut, nga figura të rëndësishme të LDK është parë si tërheqje prapa, duke dyshuar kësisoj se ai nuk do të largohet nga drejtimi i partisë për shkak se shumica e delegatëve janë ‘njerëz të tij’.
Dyshimet se ai nuk do të largohet nga kryetarllaku i LDK`së janë rritur edhe më shumë për shkak të kësaj ‘praktike’ të re që ka vendosur në LDK , kryetari Lumir Abdixhiku.
Për dallim nga Isa Msutafa i cili vetëm e kishte njoftuar Kuvendin e LDK`së për dorëheqjen e tij, pa pasur nevojë që të votohet nga delegatët me votë të fshehtë për pranimin apo jo të dorëhejes së Isa Mustafës në vitin 2021.
Mustafa asokohe vetëm kishte njoftuar delegatët e Kuvendit për dorëheqjen e tij dhe më pas LDK kishte filluar procesin zgjedhor, ku me 14 mars 2021 Lumir Abdixhiku kishte ardhur në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për herë të parë.
Për të rikonfirmuar se do të vazhdoj në krye të Lidhjes Demokratike të Kosoëvs, Abdixhiku në Kuvendin e dhjetë Zgjedhor me 19 nëntor 2023, pa asnjë kundër kandidat konfirmohet si kryetar i LDK për një mandat të plotë.
Asokohe nuk i ishte pranuar kundër – kandidatura ish-deputetit nga LDK`ja, Faton Bislimi
Në rast se do ta çoi mandatin deri në fund, Lumir Abdixhiku si kryetar i LDK`së pritet të vendoset me 31 janar të këtij viti. /Periskopi/



