Medalje ari dhe rekord kombëtar, Luiza Gega krenaria e Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare

Medalje ari dhe rekord kombëtar, Luiza Gega krenaria e Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare

Gara e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” nuk dhuroi asnjë surprizë, ashtu sikurse pritej, Luiza Gega i dhuroi medaljen e artë Shqipërisë në një garë të dominuar totalisht.

Gega realizoi një tjetër paraqitje fenomenale teksa vendosi edhe rekord të ri kombëtar me kohën 9:14.29, duke përmirësuar kështu rezultatin e një muaji më parë 9:15.48 që kishte arritur në Hengelo të Holandës.

Kjo është medalje e dytë e artë radhazi e Luiza Gegës në Lojërat Mesdhetare, asaj të “Tarragona 2018”, me atleten kuqezi që po kalon një formë të jashtëzakonshme.

Gjithashtu sot ka shkëlqyer edhe atleti Franko Burraj, i cili u kualifikua në finalen e 400 metrave. Burraj gjithashtu vendosi rekord kombëtar në këtë disiplinë me kohën 46:26.

Shpërndaje në: