Mediumi britanik: Putin ka bërë plane për evakuim nëse mposhtet në Ukrainë

Mediumi britanik: Putin ka bërë plane për evakuim nëse mposhtet në Ukrainë

Vladimir Putin dhe rrethi i tij janë duke bërë plane për t’u larguar nga Rusia nëse ushtria mposhtet në Ukrainë, sipas një kanali në Telegram që pretendon se vie nga brenda Kremlinit, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.

Me ofenzivën e tij në Donbas që ka stagnuar, përgatitjen e Ukrainës për të rimarrë Khersonin dhe ekonominë e dobësuar, diktatori rus është ‘i vetëdijshëm për mundësinë e një ndryshimi të disponimit në popull’.

Javën e kaluar, kanali i Inteligjencës ukrainase raportoi se 69-vjeçari përjetoi një ‘nausea’ të rëndë brenda natës, me doktorët që i qëndruan afër për rreth tre orë.

Duke u bazuar në këtë raport, ata pretenduan se ‘vetë Putini dhe rrethi i tij janë duke thurur plane për t’u evakuuar nga Rusia’.

Mendohet se cilido aeroplan që do të bartte Putinin dhe familjen e tij jashtë Rusisë do të shkonte drejt Sirisë, vendit më miqësor të tij.

Çdo fluturim prej Rusisë drejt Sirisë, megjithatë, do të duhej të zhvillohej mbi hapësirën ajrore të Turqisë, që është anëtare e NATO-s. /Periskopi/

Shpërndaje në: