Mediumi shqiptar i përmend Arben Vitisë një skandal seksual, thotë se u kap nga “mafia e barnave”

Periskopi.com Lajme

Mediumi nga Shqipëria, Pamfleti, ka bërë një video-lajm shokues në lidhje me punën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë gjatë kësaj kohe.

Ky medium i ka përmendur z. Vitia një aferë seksuale përmes të cilës sekretari i Ministrisë Naim Bardiqi kinse “po e shantazhon”.

“Ka zëra se Bardiqi e ka shantazhuar ministrin me një kinse skandal seksual – çka ka shtuar dyshimet se Arben Vitia është i kapur nga mafia e barnave”. – thuhet nga Pamfleti.

Më tej, deklarohet se Bardiqi “është njeri i pushteteve të vjetra” dhe se Vitia nuk ka ndryshuar fare status quo-në sa i përket lobit të barnave të vendosur nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, përcjell Periskopi.

Po ashtu, mediumi nga Shqipëria thotë se Arben Vitisë – që ka kryer studimet në Shqipëri – iu deshën dhjetë vjet kohë që t’i kryente studimet në ciklin që zgjat vetëm pesë vjet. Në Kosovë, cikli i studimeve është pesë.

Ky medium dyshohet të jetë i afërt me njerëzit e Vetëvendosjes në Republikën e Shqipërisë.

Shpërndaje në: